RTV Ora – PS hesht: pezullohet betimi, nuk dihet fati i Valdrin Pjetrit

  • 5 years ago
#rtvora
Pezullohet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Valdrin Pjetri. Kjo vjen një ditë pasi Partia Demokratike publikoi dokumente të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Burime të RTV ORA bëjnë me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste.

Kur mandati i i kryebashkiakes aktuale, Voltana Ademi përfundon zyrtarisht më datën 20 gusht sekretari i Këshillit dhe prefekti i Shkodrës ende nuk kanë caktuar një datë për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak

PS duket se do të lërë në heshtje konstituimin e Këshillit Bashkiak deri në marrjen e një përgjigje nga Prokuroria për Pjetrin

Prokuoria ka nisur procedurat e verifikimeve, dhe se është në pritje të përgjigjeve drejtuar Interpol-it dhe Europol-it. Ai rrezikon të akuzohet për ?Falsifikim të dokumentave zyratre dhe ?Deklarim të rremë?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-hesht-pezullohet-betimi-nuk-dihet-fati-i-valdrin-pjetrit
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended