Partneriteti, në qershor dihet fati i spitaleve

  • 5 years ago
Deri në fillim të muajit Qershor do të dihet se cilat Spitale shtetërore do të mbyllen dhe cilat do të vazhdojnë të funksionojnë. Kjo gjë varet nga rezultatet e studimit të fizibilitetit të cilat do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve dhe të cilat pritet të tregojnë se sa efikase janë spitalet e vendit dhe për cilat ekziston nevoja të vendoset partneritet publiko ? privat. Vendosja e modelit të ri të funksionimit të spitaleve nuk do t?i shtrenjtojë shërbimet shëndetësore të pacientëve, por do të ofroj për pacientët kushte më të mira si dhe mundësinë e zgjedhjes se ku do të marrin shërbimet shëndetësore, siguron ministri i Shëndetësisë Filipçe.

Recommended