RTV Ora - Heqje licensash për spitalet private që nuk akreditohen brenda 6 muajsh

  • 5 years ago
#rtvora

Spitaleve private apo edhe klinikave do tu hiqet licensa nëse nuk akreditohen brenda 6 muajve nga marrja e lejes për ushtrim aktiviteti dhe në rastet kur nuk plotësojnë standartet. Ky ndryshim është pjesë e projektligjit për kujdesin shëndetësor, i cili u prezantua nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Spitalet apo klinikat private që nuk akreditohen brenda 6 muajsh pas marrjes së licencës, do të pezullohen.

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë një projektligj të ri për kujdesin shëndetësor, i cili nuk ka ndryshuar që prej vitit 2015.

Ministria e Shëndetësisë ka alokuar një fond prej 3% të buxhetit të saj për edukimin e profesionistëve e shëndetit, duke nënkuptuar këtu edhe trajnimet e bluzave të bardha.

Në rastet që nuk realizohet dhe që nuk plotësojnë kreditet, përgjegjësia do të bjerë mbi Drejtorin e institucionin, i cili do të gjobitet.

Ndryshime të tjera të parashikuara në projektligjin për Kujdesin Shëndetësor lidhen edhe me ndërtimin e një sistemi elektronik, ku do të hidhen të gjitha të dhënat për pacientët, duke ruajtuar edhe konfidencialietin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/heqje-licensash-spitalet-private-qe-nuk-akreditohen-brenda-6-muajsh
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended