Ora News - Gega: Humbja në Korçë nuk zbeh forcën e Kukësit, kampionatin e fitojmë nëse ...

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të ndeshjes së javës së 8-të përballë Kukësit, trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dal në një konferencë për shtyp ku ka analizuar kundërshtarin dhe formën që po kalon skuadra e tij. Në fjalën e tij Gega pranoi se titulli do të ishte në duart e tyre vetëm në rast se kampionati do të ishte më një fazë, ndërsa u shpreh se puna e lojtarëve të ri në moshë sëbashku me ata me eksperiencë janë një plus për këtë Partizan.

"Ndaj Skënderbeut Kukësi luajti një ndeshje të luftuar dhe mendoj se humbja nuk e zbeh si ekip. Theksoj se ndaj nesh Kukësi si ekip do të jap 100% dhe them që është një ekip për tu vlerësuar kanë bërë histori vitet e fundit , por ne jemi gati për të dhënë më të mirën tonë.

Tashmë jeni kryesues, ju vë nën presion ky fakt në sfidën ndaj Kukësit?

Gega: Në këto shtatë javë deri tani kemi punuar dhe jemi munduar që të largojmë presionin , pasi dhe vetë jemi të ndërgjegjshëm se me të gjitha ekipet do të ballafaqohemi edhe tre herë të tjera . Eshtë vetëm fillimi, unë mendoj se ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Patjetër që presioni rritet gradualisht ,kjo ndeshje është si ndeshja e radhës , mendoj që do e vlerësojmë aq sa duhet, por jemi gati që të japim maksimumin si në ndeshjet e tjera.

Si arrini ta mbani larg këtë eufori në ekip?

Gega: Përpiqemi të flasim dhe të punojmë , të korrigjojmë gabimet edhe pse në ndeshet ndaj Flamurtarit,Tiranës dhe Teutës mendoj se kemi dhuruar një performancë të mirë jemi munduar që secili nga ne të korrigjohet në gabimet që janë shfaqur gjatë 90 minutave ti eleminojmë. Ndaj Kukësit është një ndeshje tjetër , shpresoj të hyjmë po me atë ritëm dhe po me atë dëshirë.

Mendoni se presioni këtë herë është në anën tuaj apo të Kukësit?

Gega: Rezultatete që rregjistrojnë kundërshtarët tanë mendoj se nuk na vënë ne në presion. Ne kemi objektivat tona dhe do ti marrim ndeshjet një e nga një kështu që nuk kemi asnjë presion , mbase presioni është tek kundërshtarët sepse vijnë pas një humbje. Ajo që ne duam është të jemi 100% fizikisht mirë të fokusuar dhe çdo gjë le tia lemë 90 minutave të lojës. Ndeshja ndaj Kukësit nuk është barometër për ne. Eshtë ndeshje e radhës ku ne duhet ti marrim maksimumin. Në këtë ndeshje ne shkojmë vetëm për fitore.

Jeni në vend të parë. Ka ardhur momenti të pohoni publikisht se ky Partizan është për titull?

Gega: Nëse kampionati do të mbaronte mbas dy javësh do ta pohoja me kënaqësi që jemi për titull sepse jemi 3 pikë përpara. Ne do të luajmë edhe tre ndeshje me secilin kundërshtar, kampionati është i gjatë dhe çdo gjë mund të ndryshoj, edhe pse shpresoj të mos ndryshoj ky vend që kemi . Ju po e shikoni që kampionati është mjaft i ngjeshur dhe i fortë. Janë një pjesë e madhe e ekipeve kandidat , nëse pëson dy humbje gjërat ndryshojnë . Qëllimi është të kemi durim objektivi ynë është shumë më lartë por le ti?a lemë kohës .

Keni një skuadër me shumë lojtar të rinj në moshë ?

Gega: Jam i kënaqur nga lojtarët që kam në org...

Recommended