RTV Ora - Rama paralajmëron londinezët e Kukësit: Nëse vini të dielën për sherr do të mbeteni këtu
  • 5 years ago
#rtvora

Para kuksinanëve socialistë kryeministri Edi Rama doli balltartë në takimin elektoral pasi siç tha ai po merr jetë premtimi 30 vjeçar i çdo fushate për ndërtimin e aeroportit të dytë ndërkombëtar dhe për më tepër me çmime më të lira se ai i Rinasit.

Edi Rama: Këtu ku ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit të dytë ndërkombëtar të Shqipërisë, është një nga ato premtime që ju e keni dëgjuar gjithmonë sa herë ka pasur fushata elektorale. Ka këtu vajza dhe djem që kanë lindur me këtë premtim dhe janë bërë pothuajse 30 vjeç. Sot nuk është premtim por angazhim që po mbahet dhe shumë shpejt të gjithë ata që nga Kukësi janë larguar në emigracion, sidomos në Britaninë e Madhe, do të kenë mundësi të vinë dhe të kthehen këtu direkt nga Londra, në këtë aeroport që do të jetë aeroport i gjithë zonës verilindore duke përfshirë dhe pjesën në anën tjetër të kufirit. Shqipëria ka nevojë për një aeroport çmimesh të ulëta që do të jetë aeroporti i Kukësit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-paralajmeron-londinezet-e-kukesit-nese-vini-te-dielen-sherr-do-te-mbeteni-ketu

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended