RTV Ora - Trafik droge në Mal të Zi, të arrestuarit nuk pranojnë akuzën

  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Shkodres ka lënë në burg Zef Kolën, Genti Mecajn dhe Kristian Melajn, 3 nga të arrestuarit e operacionit ?Prekalori?, ndërsa dy të tjerë i la me detyrim paraqitje, përkatësisht Elvis Hysaj dhe Xhuzepe Delaj.

Këto 5 shtetas akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në seancen gjyqësore të akuzuarit nuk kanë folur ndërsa kanë pranuar të mbrohen nga avokatët e tyre.

Zef Kola dhe Genti Mecaj sipas mbrojtjes kanë mohuar të kenë lidhje me këtë ngjarje dhe se është kërkuar ndryshim i masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë tjetër më të lehtë, ç?ka është refuzuar nga trupa gjykuese e kryesuar nga Irida Kacerja, e cila e bazuar në faktet dhe provat e prokuororisë të cilat kanë rreth 3 muaj që mbajnë në vëzhgim këta dy shtetas kanë arritur të arrestojnë në kushtet e flagrances së bashku me 205 kg lëndë narkotike që kishte destinacion Malin e Zi.

Nga ana tjetër për shtetasin Kristian Melaj avokati mbrojtës Anton Kosteri ka kërkuar lirimin e tij, ose caktimin e një mase tjetër deri në përfundim të hetimeve, pasi shtetasi në fjalë është arrestuar për moskallëzim krimi, dhe se sipas fakteve të paraqitura nga organi i akuzës nuk ka asnjë lidhje me akuzën që ngrihet ndaj tij atë të pjesëtarit të grupit kriminal. Gjykatësja e çështjes Irida Kacerja ka kundërshtuar pretendimet e mbrojtjes dhe ka caktuar masën e sigurisë Arrest me burg për shtetasin Kristian Melaj, ndërsa ndaj shtetasve Elvis Hysaj dhe Xhuzepe Delaj masën detyrim paraqitje, të cilët sipas avokatëve mbrojtjes përveç shoqërimit me njeri tjetrin dhe pjesëtaret tjerë të akuzuar nuk kanë asnjë lidhje me veprën penale që akuzohen, kjo madje nuk vërtetohet nga prokuroria. Ata kanë kërkuar lirimin e tyre ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Arrestimi i tyre është bërë me datë 3 korrik ne zonën e Malësisë së Madhe ndërsa është sekuestruar ne cilësinë e provës materiale 205 kg lende narkotike qe po transportohej me një furgon në pronësi të shtetasit Zef Kola dhe në prani të shtetasit Genti Mecaj, si dhe 4 automjete dhe 5 telefona celular.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/u-kapen-me-205-kg-droge-dalin-para-gjykates-5-te-arrestuarit-ne-shkoder

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended