RTV Ora - Energjia e rinovueshme, Balluku trajtim preferencial për disa kompani
  • 5 years ago
#rtvora

Ministrja, Belinda Balluku, ka përzgjedhur në mënyrë preferenciale operatorët të cilët kanë kërkuar leje për ndërtimin e impianteve fotovoltaik. Edhe pse nga Ministria ende nuk ka bërë gati kuadrin ligjor për këtë sektor, ka pranuar disa aplikime duke shkelur veprimtarinë e administratës publike dhe të barazisë juridike.

Prodhimi i energjisë së rinovueshme është transformuar në një garë të padrejtë dhe preferenciale nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ditët e fundit në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është publikuar njoftimi për pranimin e aplikimit të bërë nga një shoqëri për ndërtimin e një impjanti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike, në zonën Kuçovë, të Qarkut Berat.

Pranimi i këtij aplikimi dhe publikimi i tij për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës për dhënien e autorizimit për ndërtim nga ana e MIE, sipas operatorëve të këtij sektori është një trajtim abuziv dhe preferencial, pasi shkel parimet bazë të veprimtarisë së administratës publike, të barazisë juridike të palëve dhe të mosdiskriminimit të tyre.

Operatorët sqarojnë se nuk mund të jepen leje në një kohë kur Ministria ende nuk ka hartuar kuadrin nënligjor të nevojshëm dhe nuk janë përcaktuar procedurat se si do të trajtohen aplikimet për ndërtimin e impjanteve fotovoltaike përsa i takon kapaciteteve të mbetura për prodhimin e energjisë, bazuar ne Planin Kombëtar të Burimeve të Rinovueshme, procedohet me marrjen në shqyrtim të aplikimeve të veçanta, në kushte preferenciale dhe abuzive, pa bërë publike praktikën ligjore se si do të trajtohen këto lloj praktikash në vijim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/energjia-e-rinovueshme-balluku-trajtim-preferencial-disa-kompani
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended