RTV Ora - Balluku favorizon importin dhe pengon energjinë e rinovueshme

  • 5 years ago
#rtvora
Grupet e interesit e akuzuan Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se po favorizon importin duke dëmtuar biznesin vendas. Pas pengesës ndaj projekteve të HEC-eve, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë ka bllokuar edhe zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme. Përfaqësuesit e kësaj kategorie i kërkuan Ballukut një afat konkret për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

Grupet e interesit akuzuan Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se po i shkakton një dëm të ndjeshëm ekonomik biznesit vendas.

Ata akuzojnë Ballukun se po favorizon importin e energjisë elektrike dhe po pengon zhvillimin energjisë së pastër nga dielli dhe era.

Sipas tyre nëse dikasteri do lejojë që energjia e rinovueshme të hidhet në rrjet, kjo do të ulte ndjeshëm shpenzimet nga importi.

Elton Çekrezi: Bazuar në energjinë e importuar gjatë viteve të fundit që kryesisht është në verë, është e kuptueshme që i njëjti kapacitet prodhohet dhe konsumohet direkt nga infrastruktura energjitike shqiptare. Pse duhet të importojmë kaq shumë energji kur është e mundur ta prodhojmë vetë nga dielli pa ndikim në infrastrukturën energjitike shqiptare.Ndoshta jo 100% të importit por edhe 50% të importit që OSHEE sot merr me të njëjtën infrastrukturë, t'ja japë mundësinë konsumatorëve shqiptarë që ta prodhojnë dhe gjenerojnë vetë. A mendoni se kjo vonesë e aprovimit të udhëzimit ka sjellë një dëm ekonomik në sipërmarrjen vendase dhe favorizon importin e vazhdueshëm?

Ata kërkuan një afat konkret për zgjidhjen e ngërçit në një kohë që energjia e rinovueshme është kthyer në kryefjalën e kohëve të fundit për shkak të mbrojtjes së mjedisit.

Anduel Çekrezi: Ajo që ne kërkojmë nuk është një shtim apo rritje e kapacitetit të rrjetit të energjisë elektrike për shitje, është fare e thjeshtë ajo që kërkohet.

Vetë prodhuesit e energjisë së rinovueshme, janë klientë që prodhojnë përmes teknologjisë fotovoltaike nje? pjese? ose te? gjithe? energjine? qe? duhet pe?r nevojat e tyre.

Ata kërkojnë të injektojne? energjine? e tepe?rt ne? rrjetin e shpe?rndarjes për të kontribuar në furnizimin e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balluku-favorizon-importin-dhe-pengon-energjine-e-rinovueshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended