Ora News - Defekt në nënstacion, rikthehet energjia në disa zona të Tiranës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti ka pritur ndërrimin e Viteve pa energji elektrike. Sipas OSHEE Shkak ka qenë një avari në nënstacionin Traktora e cila ka sjellë stakim të Linjes 110 kV të OST, ne aksin pranë Babrrusë, për arsyeje jo teknike.

Lidhur me ngjarjen OST ka kryer denoncim ne polici ne komisariatin nr 4, pasi te dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me arme zjarri pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Për të parë nga afër situatën dhe udhëzuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, Adrian Çela zhvilloi një inspektim në dispeçerinë rajonale të Drejtorisë në Tirane.

Aktualisht në kryeqytet është stabilizuar situata e furnizimit me energji elektrike ndërsa janë rregulluar të gjitha avaritë në nënstacion.

Pavarësisht masave të marra dhe vendosjes në gatishmëri të 1800 punonjësve ndërrimi i viteve është shoqëruar me ndërprerje energjie.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/disa-zona-ne-tirane-pa-energji-elektrike
Recommended