RTV Ora – Balluku "trazon" edhe PS-në, i ka vënë syrin postit të Blerina Gjylametit
  • 5 years ago
#rtvora
Ministrja, Belinda Balluku, nuk është kthyer në shqetësim vetëm për ekonominë e vendit duke bllokuar investitorët e huaj dhe vendas. Ditët e fundit mësohet se është kthyer në problem edhe për vetë PS, duke krijuar një përplasje të fortë të brendshme, pikërisht në kulmin e tensioneve politike. Balluku lakmon postin e kreut të PS-së në Tiranë.
Vendosja e Belinda Balluku si Ministre e Infrastrukturës ka sjellë një rritje të ndjeshme të pakënaqësisë tek investitorët në vend, përfshirë ata të sektorëve strategjikë që ndihmojnë rritjen ekonomike.
Me ardhjen në krye të këtij dikasteri, Balluku mori një seri vendimesh absurde duke nisur me ndërprerjen e punimeve në HEC-e, një zotim ky i madh për ruajtjen e mjedisit, por që në fund rezultoi dështim, me vetëm 8 kontrata për tu rishikuar.

Absurditeti nuk u ndal këtu. Balluku, ndërmori edhe rishikimin e lejes për importin e automjeteve të vjetra.

Vendimi është marrë në kundërshtim me rekomandimin e Ministrisë së Mjedisit. Në fund të vitit të shkuar, për shkak të nivelit të ndotjes u vendos të lejohet importi për vetëm mjetet e prodhuara në 10 vitet e fundit.

Propozimi u konsiderua si sukses dhe që do të sillte impakt të rëndësishëm në shëndetin e shqiptarëve, por Balluku vendosi që të lejonte automjetet euro 4 me emetim të lartë ndotës.

Vendimi i Ministres bëhet absurd për faktin se kufizimi i importit, qëllim kishte uljen e ndotjes në ambjent.

Në këtë rast Balluku nuk është e ndjeshme ndaj mjedisit sa çu duk kur vendosi pezullimin e HEC-eve.

Duket se ndjeshmërinë në këtë rast e ka tek lobistët pranë saj.
Politikat e Minitres Balluku, kanë efektuar negativisht dhe një sektor tjeter primarë për ekonominë, energjinë e gjelbërt.

Kryeministri, Edi Rama, e ka etiketuar si shtriga e aviacionit, por që tashmë pakënaqësitë kanë dalë përtej investitorëve, ambjentalistëve por dhe qytetarëve.
Burimet nga drejtues të lartë në PS kanë bërë të ditur se Balluku ka shtuar interesin për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Tiranë, duke i bërë brryl deputetes Blerina Gjylameti.

Kjo u pa edhe në ditën e Kongresit të selisë rozë, ndërsa mësohet se për këtë çështje ka pasur dhe një debat të fortë mes Gjylametit dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjylameti ka argumentuar me shifra angazhimin në degët e kësaj force në prag të zgjedhjeve vendore.

Burimet kanë shtuar se debati për momentin është ndërprerë duke i dhënë të drejtën kryetares aktuale të PS-së Tiranë.

Por duket se e ashtuquajtura "shtriga e aviacionit" ka vazhduar të këmbëngulë në ndryshimin e kreut pikërisht në kulmin e tensioneve politike dhe në prag të votimeve të 30 qershorit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balluku-trazon-edhe-ps-ne-i-ka-vene-syrin-postit-te-blerina-gjylametit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Fac...
Recommended