Ora News - Adrian Paci për Ora News: Për herë të parë së shpejti një ekzpozitë në Tiranë
  • 5 years ago
#oranews

Artisti i njohur shqiptar Adrian Paci së shpejti do të hap ekspozitën e tij të parë personale në Galerinë e Arteve në Tiranë.

Përmes mikrofonit të Ora News në Romë ai ka informuar se është hera e parë që mbërrin në Tiranë me një ekspozitë personale, e në një institucion kombëtar kaq të rëndësishëm për artin shqiptar sic është Galeria e Arteve.

Adrian Paci i cili prej vitesh jeton në Milano të Italisë konsiderohet një nga artistët më të rëndësishëm të artit bashkëkohor botëror.

Ai ka qënë i ftuari special në një seminar arti i zhvilluar në Muzeun e Artit Bashkëkohor Macro të Romës.

Në titullin "Zhvendosje e hapje" Adrian Paci ka zhvilluar një bashkëbisedim me artistë e me publikun italian mbi konceptin e artit të tij.

Përmes imazheve e videove, që shpesh i referohen Shqipërisë e vendilindjes së tij Shkodra, Adrian Paci shfaq se si zhvendosja e një objekti, i një imazhi, apo i një fotografie i jep artit një mundësi të re interpretimi si në teknikë ashtu dhe në përmbajtje.

Po a është "Zhvendosja e hapja" e Adrina Pacit një dimension i ri për artin bashkëkohor?

Adrian Paci: Arti Bashkëkohor botëror ka më shumë se një shekull që është vendosur në këto aventura të reja "zhvendosje e hapje", pra jemi në një fazë konsolidimi. Por, për Shqipërinë Arti Bashkëkohor vjen vonë pas viteve 90 ndërsa në Europë fillimi i shekullit të XX sjell thyerje, çarje, zhvendosje dhe eksperimentime të reja në fushën e artit. Pra ne sot po vazhdojmë atë çka ka nisur artit bashkëkohor më parë.

Po a është kjo formë arti, një reflektim mbi shoqërinë e sotme moderne?

Adrian Paci: Po patjetër e këtu mund të themi se arti ka diçka të re gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në krahasim me fillimin e viteve të shekullit të XX ku arti kishte më shumë natyrë eksperimentale e eksperimentonte mundësi të gjuhës së tij shprehëse. Në dhjetëvjeçarët e fundit arti i drejtohet shpesh njeriut, i drejtohet shoqërisë, dinamikave shoqërore, marrëdhënieve njerëzore, Kjo është një dinamikë që e gjen mjaft në zhvillimet e artit e puna ime shpesh i përket kësaj vëmendje, kësaj qasje.

Cili është projekti më i afërt i Adrian Pacit?

Adrian Paci: Besoj se sivjet do të kem për herë të parë një ekspozitë personale në Tiranë. Është ekspozita e parë që bëj në një institucion kombëtar ta artit shqiptar siç është Galeria e Arteve. Po punoj për këtë ekspozitë.

Më pas do të hap dy ekspozita në Austri, në Salzburg e Krems, në dy institucione muzeale atje. Në korrik do të hap një ekspozitë në Bangkok. E normalisht po punoj për disa projekte të reja që kanë lidhje më këto ekspozita.

Cfarë do i sygjeronit një artistit të ri në Shqipëri të zbuloj ose të përfitoj nga vetvetja në realizimin e tij në artin bashkëkohor?

Adrian Paci: Për artistët e rinj nuk është e lehtë kudo, e aq më pak në Shqipëri, ku për shumë arsye vazhdon të mbetet një skenë e artit me shumë boshllëqe, me shumë mungesa. Por gjithsesi artisti i ri duhet të ketë vullnetin, këmbënguljen, përulësinë për të përballuar sakrifica...
Recommended