Ora News – Kryeministri Zoran Zaev vjen në Tiranë me një mesazh për Bashën

  • 5 years ago
#oranews #zoranzaev
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndodhen në konference të përbashkët për median.

Zaev bëri një apel për opozitën në Shqipëri.

Zoran Zaev: Ne ishim opozitë para 21 muajsh sot kam nderin të jem kryeministër. Ne jemi miq të të gjiithë qytetarëve të Maqedonisë. Gjithmonë kur flisja me Hahn dhe Mogherinin lusja për vendin tim që tu jepej datë e bisedimeve pasi ishte qëllim strategjik për vendin tim pa dallim konfrontimeve si shtet. Obligimi i të gjithëve është shteti. Si mik i republikës së Shqipërisë

Maqedonia e Veriut vend mik i pazëvendësueshëm

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Maqedoninë e Veriut si një vend mik strategjikisht i pazëvendësueshëm.

"Maqedonia e Veriut nuk është vend fiqnj por vend mik strategjikisht i pazëvendësueshmë dhe i patjetërsueshëm. Do jemi së bashku në tryezën e familjes europiane."

Rama ftoi homologun për të të organizuar takimin e dytë të përbashkët mes dy qeverive dhe bëri dhe një batutë

"Ka ardhur koha të përgatitemi të dytën, duke pritur ftesën tuaj zyrtare sepse jeni ju që na mikprisni dhe paguani shpenzimet e drekës. Kemi shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku" u shpreh Rana.

Vizita ne Tirane

Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme,Nikolla Dimitrov ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Zaev u prit nga kryeministri Rama në një ceremoni zyrtare por nuk munguan dhe gjestet e përzemërsisë.

Pas takimit, dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë për mediat.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zaev-viziton-te-merkuren-tiranen-takim-me-ramen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended