Ka nje mesazh per ty - 23 vite pas rrembimit, Ana ka nje mesazh per tezen! (7 Qershor 2020)

  • 4 years ago
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zonjës Ana. Ajo në studio tregoi se para 23 vitesh është larguar nga shtëpia me personin që sot është bashkëshorti i saj.

Në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe familja nuk e pranoi lidhjen e tyre sepse ajo ishte e vogël, por edhe sepse familja e djalit jetonte në fshat. Për shkak se asnjë përpjekje e tyre për pranimin e lidhjes nga ana e familjes nuk po realizohej, ata morën vendimin që të largoheshin së bashku.

Ana tregon se nuk ka qenë aspak e thjeshtë, por për hir të dashurisë që kishin për njëri tjetrin morën vendimin e guximshëm, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.

Sot ajo i kërkon falje familjes së saj për gjithë dhimbjen që iu ka shkaktuar në atë periudhë.

Ardit Gjebrea: Motivi që ju ka sjellë këtu është?

Ana: Është një histori e imja, domethënë me dashurinë e jetës time. Një dashuri pak e trishtë për ta thënë edhe pas 23 vitesh, se unë 23 vite martesë kam. Unë në moshën 16 vjeçare njoha një djalë, ai ishte shok me çunin e xhaxhait tim. Vinte tek xhaxhai im, aty u njohëm edhe familja ime nuk ishte dakord.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Ana: Arsyeja ishte se njëherë isha e vogël 16 vjeç dhe pastaj e dyta, familja e atij djalit jetonte në fshat dhe kisha dhe 1 vit e gjysmë që kisha humbur dhe babin tim dhe për nënën ishte shumë e vështirë që të vendoste që unë të shkoja përsëri në fshat. Unë e doja atë djalin dhe ai më donte, bënte kërkesë tek familja ime, por e njëjta përgjigje ishte, domethënë gjithmonë thoshte që nuk mundem, nuk të lejoj dot që të ikësh përsëri në fshat. E vendosëm bashkë me bashkëshortin që do iknim diku, ku të mundeshim bashkë. Edhe ishtë Nëntor ?97, ku vendosëm të takoheshim për të biseduar çfarë do bënim. Edhe mbasdite nga ora 5 shkoj për ta takuar. Në momentin kur po shkoja takova vëllain e madh që po vinte lart për tek shtëpia. Tha ku po shkon, i thashë po shkoj të mbush pak ujë, se kisha marrë dhe dy bidona me vete. Kur shkoj poshtë i dashuri im, bashkëshorti im kishte sjellë makinën. Edhe kur u afrova tek makina të them të drejtën diçka m?u ftoh këtu, sa nuk e di, m?u shemb gjithë bota për momentin. Por isha midis dy zgjedhjeve, ose të largohesha me atë djalin ose të kthehesha në shtëpi dhe ta harroja atë.

Ardit Gjebrea: Ai çfarë të tha?

Ana: Ai kur u afrova tek makina më tha që nëse je e bindur futu në makinë, nëse jo? unë këtë zgjidhje kam, nuk kam rrugë tjetër. Ok thashë. U afrova tek makina, me shumë dhimbje me thënë të drejtën hyra në makinë. Nuk e dija se ku do të përfundoja.

Ardit Gjebrea: Po ku shkuat?

Ana: Tek tezja e bashkëshortit që e kam thirrur sot. Ajo më tha a je e vendosur që do të rrish të jetosh me këtë djalin? Po i thashë ku të jetoj ky do të jetoj edhe unë, në fshat në fshat, me një kasolle me...

Recommended