E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty! (30 qershor 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Pas përballjes së gjatë me tradhëtitë e bashkëshortit teksa zbuloi se ai kishte një tjetër familje, Elisona i rriti e vetme fëmijët e saj. Vështirësia më e madhe qëndronte tek shëndeti i djalit të vogël dhe ?luftës? me diabetin. Vogëlushi 11-vjeçar Aleksandros vuan nga diabeti dhe mamaja e tij Elisona ka treguar kalvarin e gjatë për të përballuar këtë sëmundje të djalit që e ka zbuluar në moshën 4-vjeçare për herë të parë, kur u diagnostikua e kishte 871 mg/dl që mund të kalonte në gjendje kome.

Një nga vështirësitë më të mëdha është regjimi ushqimor që për Aleksin është një mision të cilin nuk e kryen gjithmonë me sukses. Nga qëndrimi i gjatë në spital ai është afeksionuar me kryeinfermieren Entela, e cila i ka falur shumë dashuri. Për t?i marrë një premtim që do i hajë rregullisht ato ushqime të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tij, e ëma kishte zgjedhur si aleate pikërisht pikën e dobët të Aleksit. Ai e ka parandjerë praninë e saj por ka treguar vetëm gërmën e parë e të fundit të emrit që rastësisht përkonte dhe me ato të mamasë. Mes të qeshurave në sallë ai i ka pohuar Ardit Gjebresë se ajo ishte ?E? dhe ?A? që kishte në mendje. Ka shkaktuar të qeshura pafund prania e tij tek ?Ka një mesazh për ty?.

Aleksi i ka premtuar mikes së tij infermiere se do e hante supën, do i bënte rregullisht insulinat dhe ecjet të cilat ndihmojnë fizikun për të qenë në formë. Në fund atij i është dhuruar nga ana e produksionit dhe një aparat modern që e lehtëson matjen e diabetit, procedurë të cilën ai duhet t?a bëjë disa herë gjatë ditës. Aleksi është dashuri dhe një fisnik i vërtetë. Ai i?a dha premtimin infermieres së tij të preferuar Entelës, e mbi të gjitha mamit që kujdeset aq shumë që do i ndjekë këshillat e tyre.

Recommended