Ora News – Kryeministri Zoran Zaev vjen në Tiranë me një mesazh për Bashën

  • 5 years ago
#oranews #zoranzaev
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev bëri thirrje për dialog mes qeverisë dhe opozitës me qëllim zgjidhjen e krizës ku ndodhet vendi për të mos penguar çeljen e negociatave me BE-në.


Zoran Zaev: Përvoja na dëshmoi se dialogu dhe bashkëpunimi i arsyeshëm përmes të gjithë aktorëve në shoqëri sidomos përmes qeverisë dhe opozitës. E konsiderojmë se kjo është mënyra për të ecur përpara dhe të realizojnë qëllimin e tyre strategjik europian. Këtu vijmë si miq dhe japim mesazhin miqësor të gjithë faktorëve të Shqipërisë që përmes dialogut të kenë zgjidhje, sepse unë nuk isha në opozitë para 100 vitesh por para 21 muajsh dhe asnjëherë nuk lejuam që para institucioneve europiane të japim përshtypjen se jemi kundër fillimit të bisedimeve me BE-në.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Zaev kujtoi kohën kur ka qenë në opozitë, dhe se para institucioneve të Brukselit nuk kishte përcjellë kurrë problemet e brendshme politike të Maqedonisë.

"Ne ishim opozitë para 21 muajsh dhe nuk ishte shumë larg për të kujtuar çfarë ndodhi dhe të bëjmë një paralele. Ne kemi ardhur si miq sot por duhet të theksoj se në kohën kur unë isha në opozitë raportet e DASh dhe të BE-së flisnin për një regjim hibrid në republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kohës që flisja me komisionerin Hahn, deputetët Europian, Junker apo Mogherinin lusja për vendin tim që ti jepej një datë e bisedimeve sepse ky ishte qëllim strategjik i vendit tim pa dallim konfrontimeve tona të brendshme. Unë e kuptoj opozitën por duket të kemi kujdes shtetin pa marrë parasysh nëse jemi në pushtet apo opozitë, prandaj obligimi i të gjithëve është shteti dhe në emër të kësaj çdo kush ka të derjtën e demostratave por të kemi kujdes për ardhmërinë e vendit."

Maqedonia e Veriut vend mik i pazëvendësueshëm

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Maqedoninë e Veriut si një vend mik strategjikisht i pazëvendësueshëm.

"Maqedonia e Veriut nuk është vend fiqnj por vend mik strategjikisht i pazëvendësueshmë dhe i patjetërsueshëm. Do jemi së bashku në tryezën e familjes europiane."

Mbledhja e perbashket e dy qeverive ne vere

Rama ftoi homologun për të të organizuar takimin e dytë të përbashkët mes dy qeverive dhe bëri dhe një batutë

"Ka ardhur koha të përgatitemi të dytën, duke pritur ftesën tuaj zyrtare sepse jeni ju që na mikprisni dhe paguani shpenzimet e drekës. Kemi shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku" u shpreh Rama.

Zaev tha: "Takimi do të mbahet në verë pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni dhe zgjedhjeve lokale në Shqipëri"

Vizita ne Tirane

Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme,Nikolla Dimitrov ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri. Zaev u prit nga kryeministri Rama në një ceremoni zyrtare por nuk munguan dhe gjestet e përzemërsisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zaev-viziton-...

Recommended