Pa Gjurme- Pengu i një miqësie të ndërprerë/ 22 vjeçarja ka një mesazh për ish miken e saj amerikane
  • 5 years ago
Pjesa e dytë dt 1 Mars Pa Gjurme- Pengu i nje miqesie te nderprere/ 22 vjecarja ka nje mesazh per ish miken e saj amerikane
Megjana Kashari është një 22 vjeçare nga qyteti i Elbasanit. Afro 5 vite më parë rastësia e bëri që të krijonte një lidhje të ngushtë me një shtetase amerikane, të cilën e njohur nga një shoqatë në qytetin e lindjes, kur ishte ende në shkollën fillore. Miqësia mes shqiptares dhe amerikanes zgjati në kohë ndërsa miket e ngushta edhe pse në diferencë moshe vijoji mes korrespondencave me letra.

Megjana 22 vjece dhe Lani 50 vjece bisedon gjithcka me njera tjetren lidhur me menyrat e ndryshme te jetes që bënin nga një ska në skajin tjetër, ndërsa i ndanin orë larg nga njëra-tjetra. Në vitin 2017 nëna e Megjanës diagnostikohet me kancer. Nga ky moment Megjana gjeti një përkrahje të jashtëzakonshme nga mikja e saj Lani, e cila i dha suportin maksimal mikes nga Shqipëria. Pas kësaj miqësia e tyre u forcua edhe më shumë dhe cdo ditë mes njëra-tjetrës ishte si ajo e një familjeje.

Lani Dishington duke qenë se kishte pothuajse moshën e nënës së Megjanës, kujdesej sikur të ishte vajza e saj. Miqësia e tyre e gjatë vijoi deri në momentin që në fund te muajit shtator të vitit 2018 Megjana humbi cdo kontakt me miken nga Rodolo Beach në kontinentin tjetër. Letrat e fundit që dy miket shkëmbyen me njëra-tjetrën I përket periudhës së shtatorit 2018 dhe më pas u ndërpre çdo komunikim mes tyre. Magjana ishte në studion e 'Pa Gjurmë' për të falenderuar publikisht Lanin, për të gjithë mbështetjen që ajo i ka ofruar, si dhe për të rilidhur edhe një herë kontaktet e humbura.
Recommended