Ora News - Në Shqipëri së shpejti një këshilltar gjerman për policinë tonë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shumë shpejt në Shqipëri do të vendoset një këshilltar gjerman për çështjet strategjike policore. Lajmi u bë i ditur në deklaratën e përbashkët për shtyp të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtorit të Policisë gjermane, Dieter Romman.

Fatmir Xhafaj: "Shumë shpejt do të vendoset në Shqipëri një këshilltar gjerman për cështjet strategjike policore i cili do të bëjë të mundur koordinimin e të gjithë asistencës ligjore e teknike në terma afatgjatë. Jam i surprizuar për përgjigjen e shpejtë të palës gjermane

Dieter Romman: "Që prej 2013 në Shqipëri ndodhet një oficer gjerman ndërlidhës, por pas pak kohësh do të angazhojmë një ekspert tjetër të lartë që do ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit.

Të dy zyrtarët e lartë u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Fatmir Xhafaj: "Ne nuk jemi Gjermania, duhen ende shumë punë për të arritur standardet por është e sigurtë që jemi të vendosur të punojmë fort duke reflektuar këto standarde në punën tonë.

Dieter Romman: Shqipëria nuk është Gjermania por as Gjermania nuk është Shqipëria, por nëse ne bëhemi bashkë arrijmë rezultate të mira.

Drejtori i Policisë gjermane, Dieter Romman, ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë. Pas deklaratës së përbashkët nuk u la të bëhen pyetje por Xhafaj paralajmëroi se këto ditë do të ketë lajme të mira.

Fatmir Xhafaj: "Besoj se do të keni një ditë të ngjeshur me miqtë tanë gjermanë për aktivitetet e mëtejshme dhe do ju jap një këshillë që gjatë këtyre ditëve dhe javëve rrini afër me Bitën dhe Gentin se do të kemi lajme interesante se ku bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira, të tjerat dalëngadalë"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-shqiperise-se-shpejti-nje-keshilltar-gjerman-policor
Recommended