Ora News - Piramida, së shpejti një hapësirë për programuesit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Piramida e Tiranës do të kthehet në një hapësirë në dispozicion të të gjithë personave që kanë dëshirë të mësojnë teknologjinë e informacionit dhe sistemet teknologjike. Në konferencën ndërkombëtare te platformës teknologjike ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së kulturës dixhitale ne programet shkollore.

Mbi 250 përfaqësues nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në edicionin e 8-të të LiboCon, konferencës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke përshëndetur pjesëmarrësit u shpreh se kryeqyteti shqiptar është i pari në Europë që zbaton një zgjidhje teknologjike për krijimin dhe ruajtjen e dokumentave në një format të hapur dhe standard.

Për këtë, Veliaj tha se brenda këtij viti do të nisë puna për ta kthyer piramidën në një shkollë inovatore, që do të zhvillojë kulturën dixhitale.

Veliaj: Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur.

Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që kultura dixhitale të zhvillohet edhe nëpërmjet programeve të mirëfillta shkollore.

Veliaj: Është shumë e rëndësishme për që në programet e shkollave të fusim këto koncepte të dijes së hapur dhe besoj se fillimi i mbarë dhe vendosja e Tiranës me këtë reputacion, na jep shumë kurajë për të ecur më tej. Dua të falenderoj të gjithë aktivistët e qytetit tonë, të cilët kanë investuar te kjo teknologji sepse besoj që kur bashkia, qytetarët, aktivistët, programuesit, janë me mentalitetin e krijimit të një shoqërie, qyteti apo edhe të një bote kompjuterike të hapur, mund të kemi një qytet që është më dinjitoz dhe më i aksesueshëm nga të gjithë.

Veliaj ftoi edhe institucionet e tjera që të përqafojnë risi të tilla teknologjike.

Veliaj: Inkurajojmë edhe institucione të tjera, edhe ato të varësisë, por edhe institucione të tjera në Shqipëri, edhe kompanitë, që të gjejnë mënyra alternative, në mënyrë që më shumë para të shkojnë për investime konkrete, se sa si pagesa për korporatat që ndoshta kanë vite që vjelin të njëjtin produkt. Thyerja e këtij monopoli, për ne ka qenë jashtëzakonisht e dobishme.

Përfaqësuesi i LibreOffice në vendin tonë, Redon Skikuli vlerësoi qasjen pozitive të Bashkisë së Tiranës ndaj këtyre platformave që rrisin aksesin e qytetarëve dhe transparencën e institucionit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/piramida-veliaj-brenda-vitit-nisim-punen-ta-kthyer-ne-qendren-me-te-madhe-teknologjike

Recommended