Ora News - Së shpejti në parlament një ligj për forcat super speciale

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i kujtoi opozitës dhe protestuesve të Astirit se do të përballen me ligjin për hedhjen e kapsollave kundrejt punonjësve të policisë.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të flotës së makinave të reja të Policisë së Shtetit, e cila është pajisur me 134 automjete dhe 30 motorë të rinj.

Kreu i ekzekutivit dënoi dhunën ndaj efektivës Ina Nuku duke kujtuar që nëse nuk do të kishte reaguar në momentin e duhur sot do të ishte mes dëshmorëve të policisë.

Edi Rama: "Humbi gishtat, sepse nuk ishte e trajnuar", - u tha nga ata, të cilët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për nxitjen e dhunës dhe për goditjen me lëndë plasëse, të cilën Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e dënon si krim të rëndë.

E kundërta është e vërtetë! Ajo vajzë, si dhe vajzat e djemtë e gjeneratës së saj në Policinë e Shtetit, jo vetëm që janë të arsimuar, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Ishte pikërisht gatishmëria e reagimit që i shpëtoi asaj jetën, sepse sot do të kishim, - lavdi Zotit, kjo nuk ndodhi! - një tjetër dëshmor dhe me sa di të parën dëshmore vajzë të Policisë së Shtetit."

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kërkoi opozitës që të mbështesë policinë dhe jo të rreshtohet përkrah dhunuesve të forcave të rendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/se-shpejti-ne-parlament-nje-ligj-forcat-super-speciale

Recommended