Ora News - Sekretari i Shtetit gjerman vlerëson operacionet kundër krimit në Shqipëri
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në takimin me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacionin shqiptar Sekretari i Shtetit gjerman Stefan Mayer vlerësoi operacionet e fundit kundër grupeve kriminale në Shqipëri.

Mayer shprehu angazhimin e qeverisë gjermane në vazhdimin e bashkëpunimit mes dy ministrive të Brendshme të dy vendeve.

Gjithashtu një tjetër temë diskutim ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit, Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Europiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit Frontex, që është e para e këtij lloji në rajon.

Sekretari vlerësoi Reformën në Drejtësi dhe Vettingun e gjyqësorit, i cili po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, si dhe inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekretari-i-shtetit-gjerman-vlereson-operacionet-kunder-krimit-ne-shqiperi
Recommended