Report TV -Proteston për një 'Shqipëri si Europa', Basha nuk sillet aspak si një qytetar europian
  • 5 years ago
E duam Shqipërinë si gjithë Europa", ka qenë kjo thirrja që është dëgjuar më së shumti në protestat, por edhe në fjalimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por teksa proteston për një Shqipëri si Europa, është Basha që nuk i ngjason një njeriu Europian. Teksa ka qenë rrugës për në qytetin e Beratit, Basha ka bërë një video "live" në Facebook, ku ajo që bie në sy është se nuk ka vendosur rripin e sigurimit. Në Europën për të cilën Basha flet, qytetarët vënë rripin e sigurisë. edhe nëse qëndrojnë në sediljen e dytë të makinës.

"Një entuziazëm në qytetin e Beratit. Dhjetëra makina të rreshtuara, po mbajnë lart stafetën e qëndresës dhe bashkimit popullor. Përgjigja më e mirë ndaj çdo kujt që mund të ketë dilemën më të vogël, se do t'i detyrojnë shqiptarët që të pranojnë zgjedhje moniste në një proces të kompromentuar nga krimi, nga paligjshmëria. Sundimit të krimit në Shqipëri, po i vjen fundit. Nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi, por të dala vetëm nga vullneti i qytetarëve. Mobilizim i jashtëzakonshëm", shprehet Basha në lidhje e tij "live" në Facebook", shprehet Rama.
Recommended