Zgjedhjet në Serbi, Zaimi: Moniste si në Shqipëri, pa opozitë kemi një pushtet total të zhveshur

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Ditën e djeshme (21 qershor) u zhvilluan zgjedhje të trefishta në Serbi, parlamentare, vendore, dhe për rajonet autonome. U zhvilluan zgjedhje edhe në Kosovë, në komunat me shumicë serbe, por ndërkohë 4 deputetë shqiptarë do të futen në parlamentin serb.

Në një intervistë për ''Ora News'', politologu dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, tha se Serbia ka zhvilluar zgjedhje në pjesë të Kosovës që ajo i kontrollon në mënyrë kriminale. Sipas tij, kjo dëshmon se Serbia e minon dhe e lufton sovranitetin e Kosovës.

Arbër Zaimi: ''Në Kosovë nuk janë zhvilluar zgjedhje, por Serbia ka zhvilluar zgjedhje në pjesë të Kosovës që ajo i kontrollon në mënyrë kriminale paralele. Nuk janë zhvilluar zgjedhje në Kosovë, por le të themi është dëshmuar që Serbia e minon, nuk e njeh, e kundërshton dhe e lufton sovranitetin dhe kontrollin republikan të Kosovës. Është një lloj dështimi në Serbi.''

Lidhur me zgjedhjet në Serbi, Zaimi i shikon si një kalim nga autoritarizmi në totalitarizëm, sepse rreth 90% e parlamentit do të kontrollohet nga Partia Progresive e presidentit Vuçiç, pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhje.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zgjedhjet-ne-serbi-zaimi-moniste-si-ne-shqiperi-pa-opozite-kemi-nje-pushtet-total-te-zhveshur

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended