Ora News – Zgjedhjet e 18 qershorit, Balla: Së shpejti do kemi një opozitë të re

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës gjatë bashkëbisedimit me banorët në rajonin numër 3 theksoi se do të dëshironte që PD të ishte në garë në zgjedhjet e 18 qershorit. Damian Gjiknuri tha se bojkoti i opozitës nuk sjellë asgjë të mirë për PD.
Gjiknuri: Tani Partia Demokratike po thotë, do dalim të komunikojmë me njerëzit dhe ti shpjegojmë bojkotin. Pra, do vijnë në Vlorë tu shpjegojnë ju se përse është më mirë bojkoti dhe pse është më i mirë rrëzimi i kësaj qeverie që ka bërë kaq shumë për Vlorën. Si do jua shpjegojnë qytetarëve këtë?! Ne u themi se jemi të lumtur, hajdeni bujrum na i shpjegoni të mirat e bojkotit. E mira do të ishte të hynit edhe në zgjedhje?..Realisht këtu në Vlorë unë do doja që Partia Demokratike të ishte në garë.
Në Korçë, zv/kryeministri Niko Peleshi prezantoi projektin e Markatës së re të qytetit, që është konceptuar për të forcuar ekonominë lokale por edhe si atraksion turistik. Në të do të ushtrojnë aktivitetin të paktën 170 tregtarë.
Peleshi: Kemi vendosur së bashku me bashkinë që ta ruajmë trashëgiminë industriale të kësaj godine dhe ta trajtojmë atë me kreativitet duke kombinuar me ndërhyrje moderne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-18-qershorit-balla-se-shpejti-do-kemi-nje-opozite-te-re/

Recommended