Ora News – Oketa: Situata e paparashikuar! Një opozitë synon një orë e më parë zgjedhjet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazmend Oketa nga Fryma e Re Demokratike thotë në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, se në vendet demokratike, një opozitë me zor pret që të çojë vendin në zgjedhje, ndërsa situatën aktuale ai e shikon tek ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
Oketa: Kur flasim për opozitë të re apo opozitë të vjetër. Dihet që ka plane afatgjata, por faktin që tregon se marrëveshja e vitit 2018 midis zt.Berisha dhe zt.Rama, rezulton që është marrëveshje afatgjatë për vetë faktin që nuk ndryshohet, për vetë faktin që e çon Shqipërinë në një situatë të paparashikuar nga askush. Zor se do ta parashikonim që do të vinim në një ditë që opozita e Shqipërisë nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, po i referohem opozitës parlamentare.
Në vendet demokratike është krejt e kundërta, opozita që pretendon se është opozitë dhe ka flamurin e opozitës, synon një orë e më parë të rrëzojë qeverinë, synon një orë e më parë të hyjë në proces zgjedhor, synon një orë e më parë t?i japi mundësi qytetarëve për të votuar. Qëndrimi i Frymës Demokratike për zgjedhjet e 18 qershorit është respekt për institucionet e shtetit shqiptar, respekt për dekretin e Presidentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oketa-situata-e-paparashikuar-nje-opozite-synon-nje-ore-e-me-pare-zgjedhjet/

Recommended