Ligji i Prokurorisë, thellohet dallimi pushtet-opozitë

  • 4 years ago
Thellohen dallimet mes pushtetit dhe opozitës mbi propozim-Ligjin e Prokurorisë Publike. VMRO-DPMNE-ja e cila deri tani ka qenë pjesë e grupeve të punës, pas debatit publik kërkon që tekstin e ligjit ta hartojnë ekspertët. Hristijan Micksoki propozoi gjashtë emra profesorësh, duke kërkuar që të njëjtën gjë ta bëje edhe pushteti. Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet më 12 shkurt shkaku i mos miratimit të këtij ligji, opozita do të propozojë shpërndarjen e tij.

Recommended