Basha: Rama po përpiqet ta shesë Valdrin Pjetrin si një person që deshi t'ia hidhte Shkodrës
  • 5 years ago
TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e kryebashkakut të zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri. Basha deklaroi se tashmë që u vërtetua se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali Rama po përpiqet ta shesë si një person që deshi t'i hidhte Shkodrës.

Kryedemokrati u shpreh se Rama ka sjellë me dhunë në krye të bashkive persona të përfshirë në ngjarje kriminale duke listuar një sërë emrash të zgjedhur në 30 qershor.Ai tha se ky rast nxori në pah se drejtësia ka falimentuar dhe po të mos ishte për PD ai nuk do ishte mësuar kurrë.

"Deshi të vinte në krye të shkodranëve një kriminel. Sot ka një përpjekje për ta shitur Valdrin Pjetrin. Sot ka lëshuar mercenarët e tij që ta sulmojnë. Sot befas u zbulua se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën. Ai po përpiqet ta shesë si një person që deshi t'ia hidhte Shkodrës. Në fakt i padenjë është Edi Rama. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama duke e ditur shumë mirë kush është ai bashkë me vëllain e tij. Për Valdrinin Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur. Për Valdrinin e provokoi Shkodrën në një 2 prill të dytë. Atij i duhej Valdrini në Shkodër si kryetari politik i Rilindjes në Shkodër. Ai po përpiqet me shpejtësi ta lajë duart. Rasti i Valdrin Pjetrit do ishte i parëndësishëm nëse do ishte ashtu si thotë Rama. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakëve që Edi Rama i imponoi me dhunë janë pjesë e krimit. Pjerin Ndreu i larguar nga policia e shtetit për shkak se ishte pjesë e listës së zezë. U kap nga përgjimet në Dibër. Valbona Sako është e përfshirë në vjedhjen e votës dhe është përfaqësuese e bandës.
Recommended