RTV Ora – Hetime për Valdrin Pjetrin, sektori i Dekriminalizimit nis verifikimin e padisë së PD-së
  • 5 years ago
#rtvora
Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimet për Kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Burime zyrtare thanë për RTV Ora se denoncimi i bërë nga PD për këtë rast po ndiqet nga prokurorët dhe specialistët të cilët pritet të dalin me një vendim pas verifikimeve të plota për çështjen. PD me një letër drejtuar prokurorisë akuzoi Valdrin Pjetrin se ka fshehur arrestimin në Itali dhe dëbimin në vitet 2001-2002.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, duket se do të përballet me Prokurorinë vetëm pak kohë pasi ka marrë mandatin nga gjykata e rrethit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për Valdrin Pjetrin në lidhje me akuzat për ndalimin e tij nga policia italiane në vitet 2001-2002.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme të pyetura nga RTV Ora, thanë se kallëzimi për këtë rast është bërë ditët e fundit nga Partia Demokratike.

Sipas Prokurorisë, materiali kallëzues i është përcjellë për kompetencë sektorit të Dekriminalizimit.

Burimet e organit të akuzës thanë se ky sektor do të kryejë verifikimet përkatësë dhe do të dalë me një vendim.

Pak ditë më parë Partia Demokratike pëmes një letre drejtuar prokurorisë, deklaroi se në vitet 2001-2002, Valdrin Pjetri, ka qenë i ndaluar në Itali gjatë kohës që ka jetuar në Firence dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit.

PD pretendoi se nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se Kryebashkiaku i zgjedhur në Shkodër, nga periudha 2002 ? 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike.

Në kallëzimin e PD-së, thuhet se në datë 13 maj 2019 Valdrin Pjetri ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit në të cilin i është përgjigjur me jo pyetjes nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale apo nëse ndaj tij është marrë masat e dëbimit.

Sipas padisë, kjo përmbajtje e formularit me deklarim të të dhënave të pasakta, sipas ligjit të vitit 2015 për dekriminalizimin përbën vepër penale dhe sjell skualifikimin e menjëhershëm të Valdrin Pjetrit nga kandidimi apo ushtrimi i funksionit të kryetarit të Bashkisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokuroria-nis-verifikimet-valdrin-pjetrin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended