Adriatik Llalla hedh poshtë akuzat e Lu: Po sillet si prokuror dhe gjykatës në Shqipëri
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, ka reaguar ashpër ndaj Ambasadorit amerikan Donald Lu, pasi ky i fundit e cilësoi një zyrtar të diskretituar dhe të korruptuar.

Në një deklaratë të gjatë për mediat, Llalla thotë se sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

Llalla thekson se është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e tij si Prokuror i Përgjithshëm, por garanton se kurrë nuk ka ndërmarrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk ka abuzuar kurrë me detyrën dhe se nuk është përfshirë kurrë në veprime korruptive.

"Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt" thotë Llalla.

Për ish-kreun e akuzës, qëndrimi i Ambasadori ameriakn ndaj tij është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme sipas tij të Donald Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/adriatik-llalla-hedh-poshte-akuzat-e-lu-po-sillet-si-prokuror-dhe-gjykates-ne-shqiperi#.WtIsGo-XgR4.facebook