Ora News - Sherr për një vend parkimi në një kompleks Tiranë, 26-vjeçar qëllon me armë në ajër
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ka shtënë me armë zjarri në një kompleks në Tiranë, pas një sherri me disa të rinj. Konflikti mes të rinjve ka nisur pas debateve për parkimin e automjetit, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e armës. Krahas tij policia ka shpallur në kërkim dhe shokun e tij.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 26-vjeçarin Arnaldo Çiçaj, i cili akuzohet se ka shtënë me armë zjarri në ambientet e kompleksit ?Equos? në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes (31 korrik) në fshatin Qehaj, pranë zonës së Mulletit ndërsa të shtënat me armë janë regjistruar pas një sherri mes disa të rinjve.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një debati për parkimin e një automjeti në ambientet e kompleksit të pishinave ?Equos? në Mullet.

Fillimisht të rinjtë kanë debatuar me fjalë ndërsa më pas sherri ka agravuar deri në përplasje fizike, ku të rinjtë më pas kanë përdorur dhe armët e zjarrit, duke shtënë në ajër.

Sipas policisë dy të rinjtë janë larguar menjëherë nga parkingu i kompleksit për tu identifikuar një ditë më vonë.

Për identifikimin e tyre janë marrë dëshmitë e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dhe pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në parkingun e kompleksit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/identifikohen-autoret-e-te-shtenave-me-arme-ne-parkingun-e-nje-kompleksi-ne-tirane/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended