Ora News - Banorëve në Sauk u merret rruga nga kompania që po ndërton një kompleks vilash
  • 5 years ago
#oranews #banoret #sauk

Rreth 4500 banorë të Saukut tanimë iu duhet të devijojnë rrugën që bënin më herët për të shkuar në shtëpitë e tyre. Kjo pasi kompania Orion Construction po ndërton një kompleks vilash që bie mbi rrugën ekzistuese të shpronësuar në 1995, por edhe mbi 850 m pronë private të një karburanti. Edhe pse banorët kanë fituar gjyqin për pezullimin e punimeve, rruga ende nuk është liruar.

Kjo rrugë mbi 200 metra ka qenë ura lidhëse mes shtëpive të banorëve, por edhe çerdheve dhe kopshteve aty pranë.

Por, ky kompleks vilash që pritet të ndërtohet nga Orion Construction e ka zenë tërësisht rrugën, që banorët kanë përdorur prej vitesh.

Është shpronësuar në vitin 1995 duke i dhenë plotësisht të drejtë banorëve për ta përdorur atë, një e drejtë nga e cila nuk po përfitojnë.

Por, jo vetëm kaq. Ndërtimet që do të bëhen në këtë zonë kanë kaluar edhe mbi pronën private të Lulzim Brahaj, i cili prej vitesh ka zhvilluar biznesin aty pranë.

Lulzim Brahaj: Kam 24 vjet aty, prej kësaj leje u prish dhe karburanti im, u rrënua në mënyrë abuzive.Ka mbivendosje, do të prishen të gjithë këto pisha, është bllokuar rruga hyrëse, ja trotuaret.

Për banorët e zonës, bllokimi i kësaj rrugë është një problematikë e madhe.

"Një problem është për lagjen tonë që nuk kemi nga kalojmë dhe problemi i dytë është i po këtyre banorëve këtu që duan të zbresin poshtë për shtëpi dhe nuk kanë ku shkojnë.Nëse unë do të çoj fëmijën në çerdhe, në kopësht, plus trafikut bëj dhe 3-4 km rrugë.Kjo është vështirësia".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoreve-ne-sauk-u-merret-rruga-nga-kompania-qe-po-nderton-nje-kompleks-vilash

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz