Bashkia ndërton një kënd lojrash në Sauk

  • 7 years ago
Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një këndi lojrash në zonën e Saukut. Kryebashkiaku e sheh këtë projekt një arsye për t?u krenuar pasi thotë në këtë zonë Bashkia nën drejtimin e tij ka investuar as sa nuk ishte bërë në 20 vite.

?Në 20 vitet e fundit në Sauk nuk mbahen mend të jenë bërë kaq shumë investime. Kemi hapur disa kantiere, disa të tjera kanë përfunduar, siç është Rr. ?Herman Gmeiner?, kurse Rr. ?Danish Jukniu? ka pak ditë që ka filluar.

Po punohet në disa blloqe, te Rr. e ?Osmëve? dhe disa të tjera, ndaj besoj se i kemi dhënë përgjigjen e duhur të gjithëve, për të mos e lënë Saukun një periferi dhe jashtë qendrës së vëmendjes, por e kemi kthyer në një kantier që tregon se bashkia punon me të njëjtin ritëm e të njëjtën shpejtësi, si në qendër të Tiranës, ashtu edhe periferinë e Saukut, për ta trajtuar si një lagje të mirëfilltë të Tiranës?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Këndi rekreativ që po ndërtohet në Sauk është i tretë që Bashkia ngre në Njësinë 2 dhe parashikon edhe sistemimi e kanaleve të ujerave të shiut, trotuaret, gjelbërim, asfaltim i rrugës, krijimi i 15 vendeve për parkim.

Recommended