Pas sensibilizimit të BOOM, Bashkia e Roskovecit i ndërton shtepi të re Marjolit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si çdo të premte emisioni BOOM sjell rubrikën "Shqipëria pa filtra". Këtë javë BOOM i është rikthyer rastit të Marjol Doksanit, i cili jetonte në kushte tepër të vështira.

Por për fat të mirë, falë dashamirësisë së qytetarëve dhe bashkisë së Roskovecit jeta e Marjolit dhe nënës së tij ka ndryshuar.

Bashkia e Roskovecit ka akorduar një fond qe t'i ndërtohet shtëpia Marjolit dhe nënës së tij Mimikës. Firma ka filluar punën dhe shumë shpejt pritet që nënë e bir të futen në shtëpinë e re. Kryetarja e Bashkise i ka premtuar Marjolit një pune pranë vendit ku jeton.

Majlinda Bufi: Pas aplikimit që bëmë në ministrinë e Financave arritën që të fitonim financimin e këtij projekti, që ka në thelb përmirësimin e kushteve të banimit dhe zonja Mimika bashkë me djalin e saj është një nga familjet përfituese. Kompania ka filluar punën për ndërtimin e kësaj shtëpie. Ne do ta vazhdojmë iniciativën tonë si bashki për ta plotësuar atë edhe me materiale të nevojshme, me ndonjë pajisje. Do përpiqemi që Marjolin ta sistemojmë me ndonjë punë. Hajde nesër që të të cojmë te kompania në mënyrë që edhe këta të jetojnë si gjithë të tjerët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-sensibilizimit-te-boom-bashkia-e-roskovecit-i-nderton-shtepi-te-re-marjolit

Recommended