BOOM: Shoqata Humanitare Diaspora i ndryshon jetën familjes Çepele, i ndërton shtëpi të re
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe këtë javë në rubrikën "Shqipëria pa flitra" në emisionin BOOM është familja Çepele nga fshati Kallm i Fierit, e cila jeton në një varfëri ekstreme dhe pa shtëpi. Por këtë herë me një lajm të mirë.

Pas publikimit të rastit, solidariteti ka qenë i madh nga brenda dhe jashtë vendit.

Shoqata Humanitare Diaspora me seli në Kosovë, por që ka edhe një përfaqësi të saj në Shqipëri ka marrë përsipër t'i ndërtojë një shtëpi të re familjes Çepele. Donacionet për ndërtimin e shtëpisë kanë ardhur nga biznese të Kosovës, por edhe në Shqipëri.

"Donacionet vijnë nga diaspora dhe nga bizneset kosovare. Ne ndihmojmë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë trojet shqiptare. I bëj thirrje bizneseve shqiptare të kontibuojnë sepse në Shqipëri ka shumë familje në nevojë", tha kryetari shoqatës Enver Avdyli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-shoqata-humanitare-diaspora-i-ndryshon-jeten-familjes-cepele-i-nderton-shtepi-te-re
Recommended