Ora News - Rama i ndërton shtëpinë familjes së varfër në Vaqarr
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërrimi i viteve do ta gjejë familjen e Euglent Xhabaftit në një shtëpi tërësisht të re, që nga themelet e deri tek mobilimi i brendshëm. Puna për ringritjen e saj ka nisur që prej vizitës së Kryeministrit Edi Rama në fillim të muajit tetor, në banesën pothuajse të rrënuar që ndodhet në Bulticë të Vaqarrit.

Edi Rama: ?Ju do mësoni shumë, ne do bëjmë shumë që Vitin e Ri ta festoni në një strehë të re?

Ndërsa për të atin e tyre, Kryeministri u angazhua për ta ndihmuar në gjetjen e një pune, për të siguruar kushte më të mira për familjen, e cila jetonte me ndihmë ekonomike. Menjëherë më pas, nëpërmjet zyrës së punës, Euglenti arriti të punësohet si mirëmbajtës në një fabrikë të zonës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-i-nderton-shtepine-familjes-se-varfer-ne-vaqarr
Recommended