Rama dhe Veliaj i dorëzojnë çelësat e banesës së re familjes me 6 anëtarë në Dajt
  • 4 years ago
Sot 6 anëtarët e familjes së Agron Dervishit në Dajt iu gëzuan një banese të re. Tërmeti i 21 shtatorit e shkatërroi tërësisht banesën e vjetër të kësaj familje, duke i detyruar të zhvendosen përkohësisht në një çadër.


Ashtu si për familjet e tjera që kanë pësuar dëmtime të rënda të banesës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ?Future Home? dhe ?Dea Studio?, e ndërtuan shtëpinë e Agronit nga e para.

Familja Dervishi u vizitua sot nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët u dhanë çelësat e banesës së re. ?Jam shumë i kënaqur, fati im që ishit ju kryeministër, kryetari i Bashkisë, sepse nuk isha duke e bërë shtëpinë e re?, u shpreh babai në moshë të thyer i Agronit.

Kreu i qeverisë tha se është vetëm çështje kohe për rindërtimin e të gjithë banesave të dëmtuara nga tërmeti. ?Duhet të mendojmë ku do t?i bëjmë sepse jo të gjitha do të bëhen aty ku janë; disa do të afrohen me njëri-tjetrin, që të kenë pak më shumë komunitet dhe më shumë shërbime afër. Duhen bërë studimet gjeologjike, a mban ndërtimi apo jo, mandej planet, projektet, procedurat për të përzgjedhur kompanitë. Ikën dy muaj thonë këta? Rri në Facebook, e thuaj 2 muaj. Po nuk kemi çfarë t?i bëjmë, kështu është ndarë kjo punë, ca me punë e ca me llafe?, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se falë ndihmës së dhënë nga biznesi, që iu përgjigj menjëherë thirrjes për solidaritet, shtëpia plotëson të gjitha kushtet e nevojshme, duke përfshirë edhe mobilimin e saj. ?Ai që punon vetë e di që puna merr kohë. Ai që ankohet, është ai që s?e ka idenë si vijgen bashkë dy tulla?, tha ai.

Pas tërmetit të shtatorit dhe të nëntorit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara dhe për lehtësimin e jetesës së familjeve të prekura, edhe përmes programit të bonusit të qirasë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#ErionVeliaj#TopChannel
Recommended