Ora News - Kulla panoramike e Divjakës, 7 mijë vizitorë në dy muaj
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kulla panoramike e vrojtimit në zemër të parkut dhe xhirot me varka në lagunën e Karavastasë ishin risitë e këtij sezoni turistik të Divjakës.

Kryebashkiaku Fredi Kokoneshi thotë se kulla 35 metra e lartë në pak kohë është kthyer në një pikë referimi për qytetin dhe destinacion për çdo pushues apo vizitor në Divjakë.

Fredi Kokoneshi: "Është e vërtetë që ka qenë një pikë referimi shumë e fortë për qytetin dhe kuptohet që nga informacionet qe ne kemi është se të gjithë ata që pushojnë në plazhin e Divjakës nuk ikin pa e frekuentuar këtë pikë shumë të mirë."

Rreth 7 mijë persona e kanë vizituar në harkun e dy muajve, ku sipas drejtuesit vendorë pjesën më të madhe e zënë pushuesit.

Turizmi i detit dhe ai i natyrës cilësohen potenciale të forta për zhvillimin e Divjakës, ndaj edhe investimet në këtë drejtim janë përcaktuar si prioritet

Fredi Kokoneshi: "Ne i kemi kushtuar një rëndësi të jashtëzakonshme pjesës së zhvillimit të turizmit."

Shifra e pushuesve në Divjakë për sezonin që lamë pas ende nuk janë zyrtare, por të dhënat flasin për një rritje me 40 % në krahasim me vitin paraardhës. Veç atyre vendas të shumtë kanë qenë turistët e huaj, kryesisht nga Polonia, Çekia e Hungaria
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kulla-panoramike-e-divjakes-7-mije-vizitore-ne-dy-muaj
Recommended