Ora News - Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 500 mijë vizitorë në teqenë e Abaz Aliut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 500 mijë vizitorë sipas organizatorëve qëndruan gjatë ditëve të shenjta të Abaz Aliut në malin e cilësuar të shenjtë të Tomorrit. Kryegjyshi Botëror i Bektashijve, e cilëson këtë mrekulli të Zotit, ndërsa pret e përcjell pelegrinë që shkojnë atje e bëjnë kurban me lutje për për më shumë begati e shëndet në familjet e tyre. Kamera e Ora Neës ishte atje dhe sjell një pjesë nga pelegrinazhi i bektashijve në malin e Shenjtë të Fronit të Perëndive.

20 deri më 25 gusht janë ditë të veçanta për besimtarët bektashinj.Janë ditët e Abaz Aliut që kremtohen me pelegrinazhin në malin e Tomorrit.

Mijëra njerëz kanë mbërritur në 2416 m lartësi mbi nivelin e detit për ritet fetare.

Ata kanë udhëtuar mijëra kilometra nga nga anembanë Shqipërisë, por edhe Kosova, Maqedonia e mbarë bota drejt malit të cilin e cilësojnë të shenjtë.

Për pesë ditë rresht, besimtarët vizitojnë vendet e shenjta, ndjekin ritualet e festës së Abaz Aliut dhe dëgjojnë fjalimet e klerikëve të tyre mbi historinë e shenjtërimit të baba Tomorrit dhe veprat e shenjtorëve bektashi.

Luten e ndezin qirinj në varrin e shenjtorit "Abaz Ali", e bëjnë kurban duke kërkuar më shumë shëndet dhe mirësi për familjet e tyre.

"Kam 15 vjet që vi këtu, kam një djalë pa qejf.Një qengj e hëngrëm mbrëmë, tre po i sjellin djemtë këtu. Jemi shumë të kënaqur".

Disa prej tyre vijnë prej disa vitesh radhazi familjarisht.

Kudo sheh çadra të ngritura për gjatë faqes së malit, zjarre, këngë, valle e qingja në hell.

Bie në sy tradicionalja në këngë, veshje dhe vallë. Të rinjtë janë ata që i japin hare kësaj feste.

"I bëmë ritet, kurbanin e therëm".

Pranë Teqesë së Abaz Aliut, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj që prej 20 gushtit pret dhe përciell vizitorë, të cilët kanë qënë realisht me mijëra.

Ai shprehet se këtë vit peligrinazhi ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm në krahasim me vitet e tjera.

Shifrat shkojnë deri në 500 mijë pelegrinë sipas organizatorëve dhe Baba Mondi e quan këtë ?Mrekulli e Zotit".

Baba Edmond Brahimaj: Kanë ardhur, kanë marrë bekimin dhe janë nisur për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Pa pushim vinë dhe ikin njerëz. Kjo është një mrekulli e Zotit në këto lartësi. Nuk ka as incidente, as përplasje. Shkojnë si vëllezër, japin dashuri, paqe dhe mirësi. Mendohet se janë gati gjysmë milioni njerëz që kanë ardhur gjithë këto ditë, që më 15 gusht dhe vazhdon deri me datë 31 se njerëzit janë në punë dhe vinë sipas dëshirës.

Kryegjyshata ka marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit, duke përmirësuar infrastrukturën në shërbim të pelegrinëve.

Baba Edmond Brahimaj: Ky pelegrionazh ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm në krahasim me vitet e tjera. Kemi marrë masat për gjelbërimin, tualetet, për ujin, për gjithçka që njerëzit të ndihen të kënaqur dhe të gjithë të kenë mundësi edhe për të ngrënë. Kemi bërë një mensë të re në të cilën çojmë njerëzit që nuk kanë mundësi të ushqehen, i ushqejmë dhe bëjnë ritet e ty...

Recommended