Ora News - Shega transformon Bedatin, 100 mijë rrënjë në zonën e shkretë të Divjakës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrat e Mjedisit dhe Bujqësisë u bënë bashkë në Bedat të Divjakës ku kultivimi i shegës po transformon zonën dikur të shkretë të Divjakës. Ata e vunë theksin tek skemat e qeverisë për subvencionin dhe bënë thirrje për të mbjellë sa më shumë pemë të reja.

Shega është fruti që po transformon Zonën e Bedatit në Divjakë. Një sipërmarrës ka mbjellë rreth 70 hektarë me këtë frut, falë granteve të qeverisë, ndaj mbjelljeve të reja iu bashkuan edhe dy Ministra.

Peleshi: Në 4 vite 2 milionë pemë vetëm të mbështetura nga ministria e Bujqësisë dhe me iniciativën private të lirë, drurët frutorë mund të kapin shifrat rreth 4 milionë deri 5 milionë.

Ndërsa Ministri Klosi e mban fokusin tek datat 23-24 Mars, si dita ndërkombëtare e mbjellës së pemëve në kuadër të muajit të mjedisit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shega-transformon-bedatin-100-mije-rrenje-ne-zonen-e-shkrete-te-divjakes

Recommended