Ora News - Pylli Orbital, mbillen 10 mijë fidanë pishë në zonën e Allgjatës në Vaqarr
  • 5 years ago
#oranews

Rreth 10 mijë fidanë pishe iu shtuan këtë fundjavë Parkut të Liqenit të Vaqarrit. Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan aksionit për mbjelljen e fidanëve të rinj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se tani është koha për të rikuperuar sipërfaqet e gjelbra, të cilat janë dëmtuar ndër vite nga dora e njeriut.

Veliaj: ?Kemi arritur një nivel emancipimi, ku sot duhet t?i kthejmë reston natyrës, jo vetëm se kjo është gjëja e drejtë për të bërë për mjedisin, por mbi të gjitha është e drejtë për fëmijët. Një qytet, i cili pret vetë pemët e veta dhe nuk i rimbjell ose nuk rikuperon humbjet, do të thotë se është një qytet pa memorie për të shkuarën, por edhe pa të ardhme për fëmijët e tij.

Rreth Liqenit të Vaqarrit këtë vit do të mbillen 50 mijë fidanë të rinj, duke krijuar një oaz qetësie dhe një destinacion alternativ për familjet e kryeqytetit në fundjavë. Veliaj shprehu bindjen se nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, kjo do të jetë paja më e mirë që ky brez do t?i lërë gjeneratës së ardhshme.

Veliaj: Në total do të kemi 30 mijë pisha dhe 20 mijë dafina. Sot kemi vetëm lotin e parë. Jam i bindur se nëse vazhdojmë me këtë ritëm çdo vit, do kemi mundësi jo vetëm të rikuperojmë ç?kemi humbur, por do kemi mundësi t?i lëmë një pajë gjeneratës tjetër që dallon nga paja që na u trashëgua nga prindërit tanë në vitet ?90, ku çdo gjë publike konsiderohej pa zot, prerja e druve u kthye në modë dhe hedhja e plehrave dokudo ishte një lloj norme.

Synimi i Bashkisë së Tiranës është që deri në përfundim të sezonit të mbjelljeve, kryeqytetit t?i shtohen mbi 100 mijë pemë.

Veliaj: Sot, të mbjellësh është modë, sot të pastrosh është trendi, sot standardi ynë i ri është një qytet i pastër, ndaj jam shumë i lumtur që kemi filluar këtë ofensivë, por duhet ta mbajmë çdo vit. Në dy vitet e para me 200 mijë pemë, kemi kapur 10% të ambicies sonë për pyllin orbital, ama na duhet ta vazhdojmë këtë deri në vitin 2030, që të paktën Tirana të dalë barazim me natyrën, e më pas të dalë plus.

Ai theksoi se standardi i vendosur është një qytet i pastër, ndërsa ftoi edhe qytetarët që t?i bashkohen këtij koalicioni.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pylli-orbital-mbillen-10-mije-fidane-pishe-ne-zonen-e-allgjates-ne-vaqarr

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended