RTV Ora - Rrezik nga infeksionet seksuale, 2.2 persona në 100 mijë banorë të prekur me sifiliz
  • 5 years ago
#rtvora
Numri i të prekurve nga sifilizi në Shqipëri mbetet ende shumë i lartë. Trendi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është nxjerrë në pah edhe nga Komisioni Evropian në Raportin për Shqipërinë, prej nga nënvizon se përdorimi i masave mbrojtëse vijon të mbetet shumë i ulët. Por ekspertët thonë se parandalimi i përhapjes së këtyre rasteve lidhet edhe me edukimin.

Komisioni Evropian në raportin për Shqipërinë thotë se sëmundjet seksualisht të transmetueshme vijojnë të jenë në trend rritës, çka vjen së pari si pasojë e përdorimit shumë të ulët të masave mbrojtëse.

Raporti vlerëson se femrat janë diagnostikuar më tepër më këto sëmundje, ndërsa meshkujt kanë treguar shumë më pak kujdes për identifikimin e këtyre infeksioneve në kontrollet mjekësore.

Specialistët e shëndetit tregojnë se trendi ndër vite ka mbetur konstant, ndërsa nënvizojnë se duhet punuar më tepër në shkolla me edukimin seksual.

Adela Vasili: "Edukimi seksual ekziston në kurrikulat e arsimit në të gjitha moshat, por themi se duket ti theksohet akoma dhe më shumë dhe kryesisht duhet ti theksohet përdorimi i prezervativit. Është e vetmja metodë që parandalon infeksionet seksualisht të transmetueshme"

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik sëmundja e sifilizit mbetet me numrin më të lartë të infeksioneve seksuale, ku regjistrohen çdo vit rreth 2.2 raste për 100 mijë banorë.

Adela Vasili: "Janë mosha 24-49 vjeç, por nuk përjashtojmë edhe rastet nga mosha 15-24 vjeç".

Specialistja Adela Vasili nënvizon se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë tashmë të kurueshme, por duhet bërë një ndjekje e vazhdueshme e kontrolleve mjekësore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rrezik-nga-infeksionet-seksuale-22-persona-ne-100-mije-banore-te-prekur-me-sifiliz
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended