Shtipi, qyteti me më shumë raste me Covid-19 në 100 mijë banorë në Evropë
  • 4 years ago
Vazhdojnë të mbeten numrat tre shifrore të të prekurve me virusin korona në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1356 testet e bëra, 102 pacientë rezultuan pozitiv me CoVid-19. Në Shkup, duke përfshirë rastet e sotme, numri i të infektuarve mbërriti në afër 4700, prej tyre mbi 1800 raste aktive e 193 të vdekur. Me 11 pacientët e fundit, Kumanova kaloi në shifrën e 1002 të prekur, prej tyre 294 raste aktive. Tetova me 2 të prekurit sot arriti në 1.000 të infektuar, prej të cilëve 270 janë raste aktive. Ndërkaq, shqetësuese mbetet situata në Shtip, ku me 13 të prekurit sot u arrit në 774, mbi 60% raste aktive.  Shtipi gjithashtu radhitet më incidencën më të lartë në Evropë, respektivisht 1469.4 ndërsa Shkupi 760.8 të infektuar në 100 mijë banorë.

Ministria e Shëndetësisë;

Numri i të prekurve sot:

Shkup 39

Kumanovë 11

Shtip 13

Gostivar 8

Manastir 6

Kërçovë 4

Nga 3 në Ohër, Prilep, Kavadar dhe Sveti Nikollë

Struga ashtu si Tetova kanë nga 2 pacientë

Ndërsa nga 1 të prekur ka në Radovish, Koçan, Demir Hisar, Vinicë dhe Makedonski Brod

Sot, ditë zie do të jetë edhe për 5 familjet, të cilët humbën të afërmit e tyre. Nga një viktimë u regjistrua në Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Prilep dhe Shtip. Numri i të vdekurve ka arritur në 471.

Ndërkaq, të shëruar sot janë 99 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5663.

Ministria e Shëndetësisë;

Numri i të shëruarve sot:

Shkup 49

Strugë 17

Ohër 15

Tetovë 10

Nga 2 në Gostivar dhe Shtip

Dhe nga 1 në Kërçovë, Strumicë, Resnjë dhe Koçan.

Që nga shpërthimi i pandemisë janë realizuar 97,550 teste, prej tyre 10.5% kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq, nëse krahasojmë intensitetin e të prekurve në bazë mujore, një rënie e të diagnostikuarve me CoVid-19 është vërejtur gjatë muajit korrik me rreth 8% nga testet e bëra deri më sot. Aktualisht, numri i të prekurve ka arritur në 10,350, prej tyre 4181 raste aktive.




Adnan Qaili
Recommended