Ora News - Berati priti 100 mijë vizitorë, qyteti muze tërheq turistë edhe gjatë shtatorit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 100 mijë turistë përllogaritet të kenë vizituar qytetin e Beratit në 9 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të bashkisë. Në zyrën e informacionit thonë se kjo është rezultat i reklamimit që i është bërë potencialeve të qytetit, por një pjesë e turistëve të huaj thonë se kanë dëgjuar për qytetin muze përmes rrrjeteve sociale. Të shumtë turistët e huaj mbeten edhe në këto ditë vjeshte.

Berati vazhdon të tërheqë turistë edhe në Vjeshtë. 2486 vizitorë janë regjistruar pranë Muzeut Ikonografik dhe Etnografik në 10 ditët e para, duke iu referuar biletave të shitura.

Në zyrën e Turizmit pranë Bashkisë Berat flasin për rreth 100 mijë vizitorë në 9 muajt e parë.

Mishela Kazani: Kemi arritur në 100 mijë vizitorë deri në momentin që flasim. Vërtet Berati ka një arkitekturë shumë të bukur por bashkia Berat ka ditur si ta promovojë këtë qytet.

Turistët nga e gjithë bota i gjen në kala, lagjet muzeale dhe muze.

Ata vlerësojnë trashëgiminë kulturore që mban qyteti Muze por edhe vetë banorët e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/berati-priti-100-mije-vizitore-qyteti-muze-terheq-turiste-edhe-gjate-shtatorit

Recommended