Durrës, Muzeu Arkeologjik tërheq turistë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë disa turistët italianë që vijnë për herë të parë në Durrës. Ndalesa e tyre e parë ishte Muzeu Arkeologjik në qytetin bregdetar.



Vizitorët nga vendi fqinj nuk e fshehin habinë për atë që gjetën në muze.



 "Është hera e parë që vij dhe shoh një muze shumë bashkëkohor. është e vështirë të vish këtu në Shqipëri dhe të gjesh një muze të tillë. Për ne është diçka e re, edhe pse në Itali i njohin pak këto gjëra dhe kemi parë gjëra që janë të njëjta me ato që kemi ne në Itali. E kanë thënë disa se shqiptarët e lashtë janë të njëjtë me etruskët tanë në Itali dhe për këtë arsye mendoj se jemi vëllezër"





"E pamë muzeun dhe me pëlqeu shumë, ka me të vërtet gjëra shumë interesante. Me të vërtet jam shumë e kënaqur që jam këtu dhe këtë muze e shoh për herë të parë".

 



Drejtori i Drejtorisë Rajonale të kulturës kombëtare Patriot Beqaraj, thotë se këtë vit ka patur një interes të madh për objektet e trashëgimisë kulturore.



30 perqind turistë të huaj më shumë se një vit më parë i  vizituan dy monumentet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin Antik.



Autoritetet pohojnë se deri në  fund të vitit pritet dyfishim i numrit të turistëve të huaj në këto dy destinacione.
Recommended