RTV Ora - Elbasani priti 20 mijë turistë në 6 muaj, por si “kalimtarë”
  • 5 years ago
#rtvora

Historia dhe trashëgimia kulturore janë pikat e forta të Elbasanit në tërheqjen e turistëve që në 6 muajt e parë përllogariten të jenë rreth 20 mijë. Numri shënon rritje në krahasim me vitin që shkoi, por turizmi mbetet vetëm ditor në qytet.

Mbi 20 mijë turistë të huaj përllogaritet se e kanë vizituar Elbasanin në 6 muajt e parë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të zyrës së Turizmit kanë mbizotëruar gjermanët, italianët dhe turqit, por nuk kanë munguar as vizitorët nga Amerika e largët.

Përgjithësisht Elbasani është një destinacion disa orësh ose një ditor si pjesë e tureve që agjensitë u ofrojnë turistëve të huaj për të njohur Shqipërinë.

?Një qytet i këndshëm. Sigurisht shumë ndryshe nga ato që ne jemi mësuar në Gjermani.?

Kalaja fushore, për shkak të vendndodhjes dhe faktit se është lehtësisht e vizitueshme, është ndalesa e parë e të gjithë grupeve të turistëve.

Bazilika Paleokristiane po ashtu në qendër të qytetit është një tjetër objekt që tërheq vëmendje dhe i shtyn turistët të kërkojnë më shumë informacion mbi historinë e qytetit dhe Shqipërisë.

"Vijmë nga Gjermania. Mbërritëm një ditë më parë. Po vizitojmë Elbasanin dhe më pas do të udhëtojmë drejt Apolonisë. Do të qëndrojmë në Shqipëri për dy javë. Një javë do të vizitojmë vendin dhe më pas do të qëndrojmë për plazh në Durrës".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/elbasani-priti-20-mije-turiste-ne-6-muaj-por-si-kalimtare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended