Ora News - Shkodër, në dy muaj janë rreth 5 mijë turistë interes për Alpet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i turistëve po vjen në rritje nga viti në vit, por kontrasti që po haset sivjet në Shkodër është se Alpet po frekuentohen më shumë se bregdeti.

Madje në fundjava në Theth është e pamundur të prenotosh për shkak se nuk ka më vende. Vetëm në këto 2 muaj janë 5 mijë vizitorë që në zyrat e informacionit turistik në Shkodër kërkuan të dhëna shtesë për zonat që kishin planifikuar të vizitojnë, thotë drejtori i turizmit në bashki Gentian Mema.

Mema: Në fundjava, Thethi është i prenotuar aq sa është e vështirë edhe për të prenotuar. Edhe në qytetin e Shkodrës ka një fluks të madh të vizitorëve.

Ulja e numrit të pushuesve në Velipojë gjatë korrikut, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti ka ardhur për një sërë faktorësh, që Mema sqaron se do të duhet të jenë pjesë e një analize të hollësishme, pas mbylljes së sezonit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-ne-dy-muaj-jane-rreth-5-mije-turiste-interes-alpet

Recommended