Top News - Covid, 78 raste të reja/ Më shumë infektime Shkodra e Kruja
  • 4 years ago
Infektimet nga koronavirusi ne vendin tone vazhdojne te kene trend rrites, ku sipas ministrisë së Shendetesisë janë konfirmuar pozitive në 24 orë 78 persona, nga 344 testime. Harta e te prekurve me covid 19 tashme është shtrirë thuajse në të gjithe vendin, dhe nga te dhenat mesohet se shkodra dhe kruja kane me shume raste te reja pozitive, sesa Tirana


Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec. Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Nisur nga fakti se rastet me covid 19 po vijojne te jene te larta prej me shume se dy vjavesh, edhe me shume se ne ditet e kufizimeve per shkak te pandemise, ministria e shendetesise serish u ka bërë apel qytetareve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë. po ashtu kerkohet qe te shmangen vendet me grumbullime pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaShendetesise#ISHP#TopChannel
Recommended