Top News - Në 20 shtete Amerikane/ Më shumë raste të reja të virusit
  • 4 years ago
Ndërsa shtetet amerikane po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, universiteti Johns Hopkins raporton se në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja të koronavirusit në dy javët e fundit. Situata ka bërë që zyrtarët e shëndetësisë të paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem. Një analizë e "Associated Press" e të dhënave mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit , zbuloi se në 21 shtete amerikane, nga e hëna, mesatarja javore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme. Ekspertët thonë se në këtë shtim të rasteve kanë ndikuar disa faktorë. Kështu, më shumë testime zbulojnë më shumë raste të reja. Por, heqja e kufizimeve për të qëndruar në shtëpi dhe hapja e ekonomisë, luajnë një rol të rëndësishëm po ashtu. SHBA ka mbi 2 milionë të infektuar prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë, një kompani amerikane e bioteknologjisë thotë se do të fillojë provat klinike në masë të gjërë të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit muajin tjetër. Kompania "Moderna" është duke punuar me Institutin Kombëtar të Shëndetesise në SHBA për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19. Kompania tha se do të bëjë studimin e parë të madh muajin tjetër me 30 mijë vullnetarë. Një pjesë e tyre do të marrin vaksinën aktuale dhe pjesa tjerët do të trajtohen me placebo. Firma kineze e bioteknologjisë, Sinovac, gjithashtu planifikon të testojë vaksinën e saj muajin tjetër, në mbi 9,000 vullnetarë në Brazil. Brazili gjithashtu do të jetë terreni i testimit për një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit në Britani. Administrata e Presidentit Trump po punon me laboratorë privatë dhe shpreson të ketë në dispozicion 300 milionë doza të një vaksine kundër Covid-19 deri në janar të vitit të ardhshëm. Por ekspertët thonë se nuk ka garanci që njëra nga këto vaksina të funksionojë, ose nëse funksionon, nuk do të ofrojë më shumë se pak muaj imunitet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel
Recommended