Hapet bulevardi “Migjeni” në Kashar, lidh Unazën e Re me Yzberishtin, përfitojnë 80 mijë banorë
  • 4 years ago
100-vjetorin e dytë të saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana e nis me një bulevard të ri.


U hap sot për 80 mijë banorët e zonës së Kasharit bulervardi ?Migjeni?, një investim i rëndësishëm që lidh Unazën e Re me rrugën ?Tre Dëshmorët? dhe Yzberishtin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, siguruan se investimet në këtë zonë do të vijojnë.

?Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe festimet do të nisin në shkurt. Disa e kanë harruar se qeveria, për të kryer transferimin e Tiranës në kryeqytet, u takua me kryetarin e bashkisë të atëhershëm jo te sheshi ?Skënderbej?, as në Laprakë, as te 21-shi, por në Kashar. Pra, stacioni i parë ku stafeta i kaloi Tiranës si kryeqytet, ka qenë Kashari, ndaj nuk besoj se ka mënyrë më të mirë për të kujtuar 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet, sesa me hapjen e bulevardit të ri të Kasharit, i cili mban emrin e poetit të madh Migjeni?, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se ndërtimi i këtij bulevardi është treguesi më i mirë i asaj që mund të bëhet kur ka bashkëpunim. Duke sjellë në vëmendje bllokimin tek zona e Astirit, ai iu drejtua me një mesazh opozitës, duke theksuar se punët e politikës nuk duhen ngatërruar kurrsesi me ato të qytetit. ?Ky është një segment që bie pingul me Unazën e Madhe të Astirit. Le të bëjmë një krahasim: si u punua këtu dhe si nuk punuam dot tek zona e Astirit. Pra, puna ecën kur ka bashkëpunim, kur ka dashamirësi, kur nuk e ngatërrojmë politikën me asfaltin, kur nuk e ngatërrojmë partinë me ndriçimin, kur nuk e ngatërrojmë sherrin e ditës me infrastrukturën rrugore, nga e cila përfitojnë fëmijët tanë. Ndaj, ftesa ime për të gjithë ata që deri dje e kanë penguar Unazën e Madhe është: mos e ngatërroni politikën me fatin e kalamajve. Politikanët shkojnë e vijnë, zgjedhje do ketë gjithmonë, por të ngatërrosh rrugën me punët e partisë, do të thotë të dëmtosh me duart e tua fatin e familjes tënde?, deklaroi kryebashkiaku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Migjeni#TopChannel