Mbillen 100 mijë rrënjë shegë në Divjakë, Peleshi: Përfitoni nga skemat e mbështetjes në bujqësi

  • 6 years ago
Zona e Bedatit, ne Divjakë dikur një zonë e shkretë është kthyer në një plantacion gjigant të mbjelljes së pemëve dru frutore. Nga një sipërfaqe prej 100 ha, 70 ha është janë mbjellë me shegë. Sipërmarrërsi privat ka arritur të përfitojë nga grandet e qeverisë shqiptare për mbjelljen e pemëve dru frutore.
Për të parë nga afër këtë investim kanë qenë ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi dhe si dhe ministri i bujqësisë, Niko Peleshi. Ministria e bujqësisë i ka bërë thirrje fermerëve të përfitojnë nga skemat e subvencioneve të qeverise, ndërsa ministri Klosi ka bërë me dije se datat 23-24 mars do të jenë ditët ndërkombëtare të mbjelljes së pemëve , në kuadër të muajit të mjedisit. Në këtë zonë janë mbjellë 100 mijë rrënjë shegë në një sipërfaqe prej 70 hektarë.