Ora News - Dy muaj pas tërmetit, ja cila është gjendja në Durrës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kanë kaluar dy muaj nga tërmeti I fuqishëm që tronditi Durrësit dhe deri tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qevereia për banesat e dëmtuara.

Gjyshja me vajzën dhe dy nipërit janë të detyruar të jetojnë mes frikës dhe pasigurisë, pasi nuk kanë një rrugëzgjidhje tjetër. Ajo i druhet faktit se catia e shtëpisë mund të rrezohet nga momenti në moment dhe mund ta zërë brenda.

Mira Kacaj: Unë jetoj me dy fëmijë të vegjël. Kemi ftohtë. Kemi frikë se po shembet prap. Kjo pjesa këtu ka edhe këtë hekurin që kemi frikë se po na bie në kokë. Korenti këtu dhe nuk di çfarë të them tjetër. Unë dua të jetoj si të gjitha qytetaret durrsake, të më rregullohet shtëpia e para fare.

RTV Ora u interesua në bashkinë e Durrësit për të mësuar se në çfarë faze ndodhet nisma e ndërmarrë nga qeveria dhe autoritetet lokale në lidhje me dëmshperblimet e pasojave të tërmetit. Nën/ kryetari i Bashkisë Durrës, Florian Tahiri thotë se ka përfunduar faza e parë ajo për përllogaritjen e dëmeve.

Florian Tahiri: Janë klasifikuar 99 banesa, që janë te kategoria me rrezikshmëri të lartë dhe të pabanueshme. Këto janë banesa te faza e parë që do të dëmshmërblehen.

Tahiri shprehet se lista me 100 objektet e konsideruara të pabanuesheme janë dërguar në Ministri dhe shumë shpejt pritet të nis dëmshpërblimi.

Në Durrës janë evidentuar 2030 objekte të dëmtuara nga tërmeti, të ndara në pesë kategori: ?tërësisht të dëmtuara dhe të pabanueshme?, ?dëmtime në strukturë?, ?plasaritje suvaje? plus ?demtim catie? dhe ?plasaritje?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-muaj-pas-termetit-ja-cila-eshte-gjendja-ne-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended